​Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Kronikë e zezë

​Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 08:33
Ilustrim

Një qytetar në Gjilan ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Në po të njëjtin lokacion janë paraqitur edhe tri raste të tjera të ndryshme të vjedhjeve të rënda.

Pas hetimeve policia ka arritur që tre persona të dyshuar ti arrestojë nga ana e policisë të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar: Një televizor i markës ,,Samsung’’, një biçikletë, një makinë shpuese e markës ,,Bosch’’, një orë dore e markës ,,Breitling’’, një zmadhues zëri i markës ,,Bose’’, një makinë për prerje të flokëve, enë të ndryshme të kuzhinës, parfume e mjete higjienike, veshmbathje e gjera të tjera të cilat pas verifikimit do të kthehen tek pronarët e ligjshëm.

Rasti është inicuar si ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe tre të dyshuarit janë të ndaluar për 48 orë, njofton policia.

‘Gjilan, 29 shtator 2022 - Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.09.2022 ka pranuar një ankesë nga ankuesi Kosovar Shqiptar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme. Në po të njëjtin lokacion janë paraqitur edhe tri raste të tjera të ndryshme të vjedhjeve të rënda. Njësiti i Hetimeve të krimit nga Stacionit Policor Gjilan pas një pune të mirë operacionale me datën 29.09.2022 ka arritur që të siguroj informata se tre të dyshua Shqiptar Kosovar A.T. (1997), A.E. (2000) dhe A.R. (2001) në bashkëveprim kanë kryer këto raste të vjedhjeve. Tre të dyshuari janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e policisë të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Nga të dyshuarit si dëshmi materiale për Gjykatën janë sekuestruar: Një (1) televizor i markës ,,Samsung’’, një (1) biçikletë, një (1) makinë shpuese e markës ,,Bosch’’, një (1) orë dore e markës ,,Breitling’’, një (1) zmadhues zëri i markës ,,Bose’’, një (1) makinë për prerje të flokëve, enë të ndryshme të kuzhinës, parfume e mjete higjienike, veshmbathje e gjera të tjera të cilat pas verifikimit do të kthehen tek pronarët e ligjshëm. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe tre të dyshuarit e lartëcekur të ndalen në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat