Hajnat vjedhin 600 euro dhe stoli ari në një shtëpi në këtë qytet

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin 600 euro dhe stoli ari në një shtëpi në këtë qytet

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një person nga Lipjani, ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur dhe duke hapur derën me forcë.

Policia njofton që hajnat personit të njëjtë i kanë vjedhur para në vlerë prej 600 euro, duke përfshirë edhe stoli ari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij kanë hyrë persona të panjohur duke hapur derën me forcë dhe nga aty kanë vjedhur 600€ para të gatshme dhe stoli ari.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, bënë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat