Tentoi t’i ikte policisë, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Tentoi t’i ikte policisë, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi kishte tentuar t’i ikë policisë pas urdhrave për tu ndaluar me veturë.

Siç bëhet e ditur, njësitet policore pasi kanë ndalur të dyshuarin, gjatë kontrollit tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6-fishekë cal-9mm.

Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 02.10.2022-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policore për tu ndaluar me veturë dhe ka tentuar të ikë duke rrezikuar trafikun publik. Njësitet policore pasi kanë ndalur të dyshuarin, gjatë kontrollit tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6-fishekë cal-9mm”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat