Tronditet nga të shtënat me armë zjarri ky qytet i Kosovës, detajet e para nga ngjarja

Kronikë e zezë

Tronditet nga të shtënat me armë zjarri ky qytet i Kosovës, detajet e para nga ngjarja

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se si pasojë e të shtënave nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat