Personi që e zuri ashensori ishte duke provuar ta rregullonte atë

Kronikë e zezë

Personi që e zuri ashensori ishte duke provuar ta rregullonte atë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se personi, i cili ka vdekur sot në ashensorin e një objekti banesor, ishte vetë pronari.

Ai, në Edicionin Special të Klan Kosovës, ka deklaruar se sipas informacioneve të para, i ndjeri ka provuar ta rregullojë ashensorin, i cili kishe pasur probleme.

“Një kompani ishte e kontraktuar për ta mirëmbajtur ashensorin, kontrata iu kishte skaduar. Pronari, në pamundësi të kontaktojë me kompaninë në fjalë, ka tentuar ta rregullojë ashensorin, i cili ka lëvizur në atë kohë në rrethana të pasqaruara”, ka thënë Nikçi.

“Rasti në fjalë cilësohet si hetim i vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat