Njëri nga të plagosurit në Viti dërgohet në QKUK, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Njëri nga të plagosurit në Viti dërgohet në QKUK, Policia jep detaje

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 21:36
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Viti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani për media tha se tre të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan,  ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë.

Ai tha se plagosja e katër personaverdhi si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur nje përleshje fizike në mes të disa persona.

Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan,  ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë .

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestur tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat