Ishte raportuar si e zhdukur gjendet gruaja nga Prizreni: U largua nga bashkëshorti për të bashkëjetuar, me një tjetër

Kronikë e zezë

Ishte raportuar si e zhdukur gjendet gruaja nga Prizreni: U largua nga bashkëshorti për të bashkëjetuar, me një tjetër

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:48
Dorentina Gashi – Spahiu

Sot rreth orës 12:00, është arritur që të kontaktohet viktima e rastit Dorentina (Vllaznim) Gashi – Spahiu, e lindur më 08.04.1997, e cila ka qënë e raportuar nga familjarët e saj si “Person i Zhdukur “ qe nga data 09.11.2022.

Dorentina Gashi – Spahiu, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me të cilin bashkëjeton që nga data e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit.

“E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policorë prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetdëshirë, nuk eshtë kanosur e as detyruar nga askush” thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale, i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiun lidhur me faktin se ajo me datë 09.11.2022, në momentin e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit, e len te braktisur fëmijën (vajzën) e saj njëvjeçare.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit” thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat