Bie në radar, në Kamenicë arrestohet personi që kërkohej nga Interpoli për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Bie në radar, në Kamenicë arrestohet personi që kërkohej nga Interpoli për vjedhje të rëndë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 23:16
Ilustrim

Policia ka arrestuar sot një person që po kërkohej nga Interpoli, për vjedhje të rëndë, pasi i njëjti sot është ndaluar për tejkalim të shpejtësisë me veturën e tij në rrugën e Kamenicës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Rajonal i Komunikacionit Rrugor sot më datë 26.11.2022 rreth orës 20:50 minuta në rrugën e Kamenicës në një pikë kontrolli rutinë me radar kanë ndalur një automjet me tabelat vendore (01) të cilin e drejtonte A. A. Shtetas i Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë”.

“I njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli  për shkak të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ e kryer jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat