Prishtinasi sulmon policin gjatë momentit kur po e arrestonin

Kronikë e zezë

Prishtinasi sulmon policin gjatë momentit kur po e arrestonin

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një i dyshuar ka sulmuar një zyrtar policor, në tentim për t’i rezistuar arrestimit.

Ngjarja ka noddhur dje në mesditë, në Central Park në Prishtinë.

Policia njofton se i dyshuari në fjalë, nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, teksa gjatë arrestimit e ka bërë edhe sulmin ndaj njërit prej tyre.

Njoftimi i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Central Park, Prishtinë 26.11.2022 – 12:00. Njësitet policore kanë shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë. Gjatë ballafaqimit, i dyshuari ka rezistuar (për t’u futur në veturë) dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor, i cili ka pësuar lëndime të lehta. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat