Digjet një veturë në Prishtinë dhe një fabrikë në Gjakovë

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Prishtinë dhe një fabrikë në Gjakovë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për dy raste të zjarrvënies që kanë ndodhur në Prishtinë dhe Gjakovë.

Në rastin e parë në Prishtinë te “Rruga B” në rrethana ende të panjohura është përfshirë nga zjarri një automjet, pronë e viktimës mashkull kosovar.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin.

“Të lënduar nuk ka, përveç dëmeve materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton policia.

Kurse në Gjakovë në fshatin Jahoc, ankuesi ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr i është përfshirë fabrika.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, kurse rasti është duke u hetuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat