Ndeshja Trepça-Peja, arrestohet një mitrovicas që sulmoi lojtarët e Pejës në zhveshtore

Kronikë e zezë

Ndeshja Trepça-Peja, arrestohet një mitrovicas që sulmoi lojtarët e Pejës në zhveshtore

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili pas përfundimit të ndeshjes Trepça-Peja në basketboll, hyri në dhomat e zhveshjes së mysafirëve dhe tentoi të sulmojë lojtarët e Pejës.

Sipas raportit të Policisë, dyshuari më pas është arrestuar dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 27.11.2022-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas përfundimit të një ndeshje basketbolli, kishte hyrë në lokalet e zhveshjes së ekipit mysafir dhe kishte tentuar të sulmoj lojtarët e ekipit mysafir. I dyshuari gjithashtu nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor. Në lidhje me rastin është kontaktuar gjyqtarja kujdestare për kundërvajtje dhe sipas udhëzimeve të saj i dyshuari është intervistuar e me pas është liruar, rasti  vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat