Hajnat në Kosovë, kanë filluar t’i vjedhin edhe motelet

Kronikë e zezë

Hajnat në Kosovë, kanë filluar t’i vjedhin edhe motelet

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 09:19
Ilustrim

Përveç shtëpive, bizneseve e lokaleve të ndryshme, hajnat tashmë kanë nisur ‘aksion’ edhe nëpër motele.

Cak i tyre së fundmi ka qenë një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku kanë bërë kërdi, duke vjedhur pajisje të ndryshme nga dhomat e motelit, me ç’rast kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha.

Rasti është denoncuar në Polici nga pronari, i cili ka deklaruar se hajnat kanë depërtuar me forcë brenda në 15 dhoma të motelit, prej ku janë vjedhur televizorët. 

Dëmi që dyshohet të jetë shkaktuar, sipas informacioneve të para është 10 mijë euro.  

Sinjali mëson se pronari ka deklaruar se nuk e di se si hajnat kanë arritur në brendësi, ku kanë vjedhur këto pajisje dhe se nuk ka dyshime te ndonjë person i caktuar.

Si rezultat i denoncimit të rastit,  njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërkohë që janë ndërmarrë veprimet hetimore për të identifikuar të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen personat që dyshohen se kryen veprën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat