Grabitje e armatosur në Gjilan, punëtorët e marketit arrijnë ta ndalojnë hajnin

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Gjilan, punëtorët e marketit arrijnë ta ndalojnë hajnin

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.

Megjithatë, policia njofton se pasi i dyshuari nën kërcënimin e armës ka grabitur paratë nga arka, punëtorët e marketit gjatë ballafaqimit kanë arritur ta ndalojnë hajnin.

Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat