Tejkaloi dyfish shpejtësinë, 500 euro gjobë e 1 vit ndalesë në ngasje

Kronikë e zezë

Tejkaloi dyfish shpejtësinë, 500 euro gjobë e 1 vit ndalesë në ngasje

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 20:11
Foto nga vendngjarja

Kufizimi i shpejtësisë në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë ishte 50 kilometër në orë, derisa të hënën e 28 nëntorit ngasësi ishte kapur nga policia derisa drejtonte automjetin me shpejtësi 146 kilometër në orë, dy herë më shumë sesa shpejtësia e lejuar.

Ndaj drejtuesit të mjetit policia ka shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 1 vit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë thirrje tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë.

Po ashtu, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat