Gruas në Ferizaj i konfiskohet arma me tetë fishekë

Kronikë e zezë

Gruas në Ferizaj i konfiskohet arma me tetë fishekë

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Sot rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj njofton se ka pranuar një informacion se një grua në fshatin Cërrnillë të Ferizajt posedon armë zjarri.

Bëhet e ditur se hetuesit policorë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar te shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët,  gruaja me inicialet K.B e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë,  të cilat më pas janë konfiskuar.

E dyshuara,  pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat