Arrestohet 20 vjeçari nga Prizreni, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tetë muaj

Kronikë e zezë

Arrestohet 20 vjeçari nga Prizreni, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tetë muaj

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 15:56
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:40 njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren, ka lokalizuar vendqëndrimin dhe ka arrestuar te dyshuarin  E. B (20 vjeçar) nga Prizreni.

“I njëjti ka qenë në kërkim policor ndërsa arrestimi i tij është bërë në Rr.” Afrim Bytyqi “ në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren  për shkak të veprës penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge””, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit  të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore  ai është dërguar në Qendër të Paraburgimit në Dubravë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tetë muajve burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat