​Arrestohet 19 vjeçari i kërkuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet 19 vjeçari i kërkuar në Ferizaj

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 08:30 në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar D.M (M/K), i moshës 19 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve’’ me dënim burgimi prej dy (2 )muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat