Qytetari në Mitrovicë gjen një shumë të parave dhe i dorëzon në polici

Kronikë e zezë

Qytetari në Mitrovicë gjen një shumë të parave dhe i dorëzon në polici

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një qytetar në afërsi të urës së lumit Ibër në Mitrovicë, ka gjetur një shumë të parave, të cilat i ka dorëzuar në Polici.

Ndërkohë në polici është paraqitur qytetari-ankuesi, i cili ka lajmëruar se në lokacionin përkatësisht në zonën afër urës së Ibrit në Mitrovicë, i kishin humbur një shumë e parave.

“Nga ana e policisë është vërtetuar se shuma e parave të gjetura nga qytetari i përkisnin qytetarit- ankuesit, të cilat pas verifikimeve të nevojshme i janë kthyer qytetarit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat