Vdes një 36-vjeçar në një vetaksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Kronikë e zezë

Vdes një 36-vjeçar në një vetaksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:41
Ilustrim

Një 36-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të së shtunës, në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila thotë se në aksident është e përfshirë vetëm një veturë.

Lëndime ka pësuar një person që ndodhej në veturë në momentin e vetaksidentit.

“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat