Gruaja në Kaçanik kërcënohet nga ish kunati dhe ish burri, njëri arrestohet tjetri ende në kërkim

Kronikë e zezë

Gruaja në Kaçanik kërcënohet nga ish kunati dhe ish burri, njëri arrestohet tjetri ende në kërkim

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i moshës 32-vjeçare në Kaçanik, pasi dyshohet se e ka kërcënuar ish-bashkëshorten e vëllait të tij, derisa edhe vëllai i tij është në kërkim policor për “Kanosje”.

“Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.D (M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e vëllaut të tij A.L ( F/K) e moshës 24 vjeçare, ndërsa në kërkim policor , poashtu për kanosje mbetet i dyshuari tjetër, ish bashkëshorti i saj, B.D (M/K) i moshës 24 vjeçar”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari, B.D. është dërguar në mbajtje.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person për kanosje në Kaçanik

Mbrëmē, rreth orës 21:30  policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.D (M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e vëllaut të tij A.L ( F/K) e moshës 24 vjeçare, ndërsa në kërkim policor , poashtu për kanosje mbetet i dyshuari tjetër, ish bashkëshorti i saj, B.D (M/K) i moshës 24 vjeçar.

Policia të dyshuarin e parë e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ”  Kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat