Hyri i armatosur në një shtëpi në Istog, policia e kap hajnin

Kronikë e zezë

Hyri i armatosur në një shtëpi në Istog, policia e kap hajnin

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 09:48
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Istog, ёshtё raportuar se nё fshtin Dubovё e Vogёl- Istog, ka ndodhur njё rast vjedhje.

Policia ka kontaktuar me dëshmitarin i cili deklaron se nё shtёpinё e viktimёs ka parё dy persona tё armatosur dhe tё maskuar nё katin e dytё tё shtёpisё.

Tё dyshuarit duke përdorur forcёn kanё hapur derën dhe janё futur nё katin e dytё tё shtёpisё.

“Policia gjatё hetimit ka hasur nё njё veturё tё braktisur me targa vendore e cila pas verifikimeve tё bёra rezulton se ёshtё pronё e njё “Rent a Car”, tё cilёn e kishte marrё me qira i dyshuari”, njofton policia.

Pas një pune intensive nga zyrtaret Policor tё Stacionit Policor nё Istog, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: B.H., i lindur me 1990.                

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat