Tentimvrasja në kryeqytet/ Arrestohet i dyshuari, pistoletën e përdorur në rast e kishte djegur

Kronikë e zezë

Tentimvrasja në kryeqytet/ Arrestohet i dyshuari, pistoletën e përdorur në rast e kishte djegur

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 09:09
Ilustrim

Një javë pasi ndodhi rasti i tentimvrasjes në Prishtinë, ku viktima u gjuajt me armë gjersa ishte duke parkuar veturën e tij në rrugën “Destan Bajraktari”, tani është arrestuar një person i dyshuar.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  dhe nga ai janë konfiskuar disa pjesë të pistoletës së djegur që është përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia kishte njoftuar në ditën kur ndodhi rasti se përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka.

Në vend ngjarje kishin dalë njësitet përkatëse ku kishin gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja.

Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat