Shpallet në kërkim një grua, mori një veturë me qira në Aeroportin e Prishtinës dhe u ‘zhduk’

Kronikë e zezë

Shpallet në kërkim një grua, mori një veturë me qira në Aeroportin e Prishtinës dhe u ‘zhduk’

Më: 15 janar 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët marrin vetura me qira dhe shkelin marrëveshjet që bëjnë me bizneset për shfrytëzimin e tyre. Shpesh ato automjete nuk kthehen në kohë, shiten, ose ‘zhduken’, çka i detyron pronarët e kompanive të kërkojnë ndihmë nga Policia.

Kështu ka ndodhur edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Një grua 32-vjeçare po dyshohet se kishte marrë me qira një veturë në ‘Rent a Car Mara’ për ta shfrytëzuar për rreth një javë, por nuk e ka kthyer në kohë, siç ishin marrë vesh me kompaninë.

Përballë kësaj situate, pronari është detyruar që të denoncojë rastin në Polici, ku ka deklaruar se e dyshuara ishte e detyruar që veturën ta kthejë më janar, por një gjë të tillë nuk e ka bërë, prandaj ai ka kërkuar ndihmë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është futur në listën e personave të kërkuar dhe ndaj saj është iniciuar rasti ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat