Deponohen para të falsifikuara për disa muaj në një bankë në Prizren, rasti nën hetim

Kronikë e zezë

Deponohen para të falsifikuara për disa muaj në një bankë në Prizren, rasti nën hetim

Më: 21 janar 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një zyrtar i bankës ka raportuar se nga të dyshuar të ndryshëm janë deponuar para që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në datat 05.04.2022 deri më 19.01.2023, në rrugën “Besim Shala”, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se paratë që dyshohet se janë deponuar të falsifikuara janë: 57 x 1 €, 199 x 2 €, 1 x 20 € dhe 1 x 500  €, të gjitha janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

“Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se nga të dyshuar të ndryshëm, janë deponuar para që dyshohet se janë të falsifikuara: 57 x 1 €, 199 x 2 €, 1 x 20 € dhe 1 x 500  €, të gjitha janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raport.

Ndërkaq sipas raportit rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat