Vdes një person dhe një tjetër lëndohet nga vetaksidenti në Prizren

Kronikë e zezë

Vdes një person dhe një tjetër lëndohet nga vetaksidenti në Prizren

Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Prizren, mëngjesin e sotëm.

Këtë e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

I lënduar ka mbetur shoferi i automjetit, ndërsa ka vdekur pasagjeri.

Ndër tjera, personat në fjalë kishin mbetur të bllokuar në veturë, është dashtë intervenimi i zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat