Policia ia konfiskon një shtetasi serb mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Kronikë e zezë

Policia ia konfiskon një shtetasi serb mbi 30 mijë euro të padeklaruara

Më: 22 janar 2023 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Mbrëmë në mesnatë, Njësia Speciale Operative ka gjetur të holla në vlerë prej 30,870 eurosh, përderisa po kontrollonin një veturë me targa të huaja, të cilin po e ngiste një shtetas serb me inicialet M.R. (2003), në fshatin Bistricë të Leposaviqit.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat”, thuhet në deklaratën e policisë.

Personi i dyshuar më pas është liruar në procedurë të rregullt.

"Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat