Zihen tre armë dhe 130 plumba në Rahovec, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Zihen tre armë dhe 130 plumba në Rahovec, arrestohet i dyshuari

Më: 31 janar 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në fshatin Dejnë të Rahovecit, pasi në shtëpinë e tij u gjetën tri armë, katër karikatorë, 130 fishekë dhe 29 gëzhoja.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, përveç armëve, 127 fishekë ishin të pistoletës 7.62 mm, dhe tre fishekë tjerë ishin të kalibrit 12 mm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Dejnë, Rahovec 30.01.2023-12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë  gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe katër karikator, 127-fishekë 7.62 mm, 3-fishekë 12 mm, 29 gëzhoja të armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat