Istog, vjedhje në depon e APK-së, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Istog, vjedhje në depon e APK-së, arrestohet një person

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë, 23-vjeçari, M.H është arrestuar për vjedhje në depon e Agjensionit tё Pylltarisë sё Kosovёs (APK) nё fshatin Sine-Istog.

“Me datën 01.12.2022, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar nga ankuesi se ёshtё thyer dritarja e depos se Agjensionit tё Pylltarisë sё Kosovёs (APK) nё fshatin Sine- Istog, aty ku ishin tё vendosura kamerat e sigurisё. Nё vendngjarje kanё dalё njësitet relevante tё Staciont Policor nё Istog, aty ёshtё vërejtur se dritarja ёshtё hapur me forcё dhe ёshtё vjedhur DVR-i i kamerave tё sigurisё. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 01.02.2023, me autorizimin e Gjyqtarit tё procedurës paraprake ёshtё bёrё kontroll-bastisje nё shtёpinё dhe objketet pёrcjellёse tё personit tё dyshuar: M.H. i lindur me 2000 Shqiptar/Kosovar”, ka informuar Policia.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat