​Një grua vodhi para, kapet nga kamerat

Kronikë e zezë

​Një grua vodhi para, kapet nga kamerat

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një person në Novobërdë ka raportuar të mërkurën në polici se i janë vjedhur para të gatshme.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin përmes video incizimeve është identifikuar e dyshuara femër kosovare dhe se gjatë deklaratës ajo e ka pranuar veprën.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si vjedhje e rëndë.

“Novobërdë 01.02.2023 – 10:10. Ankuesi ka raportuar se nga i/të dyshuar të pa njohur janë vjedhur para të gatshme. Lidhur me rastin përmes video incizimeve është identifikuar e dyshuara femër kosovare dhe gjatë deklaratës ka pranuar veprën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat