​Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Kronikë e zezë

​Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Policia në Prishtinë dje kanë arrestuar një të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim dhe me urdhër arrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar.

“Prishtinë, 03 shkurt 2023 - Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar;

-Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat