Gjendet i vdekur një person në Pirq të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Pirq të Mitrovicës

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Në fshatin Pirq të Mitrovicës, sot është gjetur një person pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B.B., mashkull i moshës 53-vjeçare. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat