Për një qen rrihen dy persona në Kllokot, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Për një qen rrihen dy persona në Kllokot, Policia jep detaje

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:35
Ilustrim

Dy persona pas një mosmarrëveshje të çastit rreth një qeni janë rrahur mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në fshatin Mogillë, Kllokot.

Tutje bëhet e ditur se dy të përfshirë në rast kanë pranuar tretman mjekësor.

“Më 03.02.2023, rreth orës 13:00, policia ka pranuar një informatë për një rast në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit ku dy persona, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, rreth një kafshe shtëpiake (qeni), janë përfshirë në përleshje fizike. Dy të përfshirët në rast kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, policia është duke e trajtuar këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat