Arrestohet një person në Vushtrri, posedonte substanca narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vushtrri, posedonte substanca narkotike

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:32
Droga

Një person është arrestuar ditën e sotme në Vushtrri. Ai posedonte narkotikë, substanca psikotrope dhe analoge të paautorizuar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’

”Arrestohet një person i dyshuar për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Vushtrri, 4 shkurt 2023Gjatë natës policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “ Bahri Kuqii”,në kohën kurë zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrollë një automjet dhe gjatë kontrollit të detajuar në automjet është gjetur dhe është konfiskuar një qese e vogël me substancës narkotike.

Në cilësi të dyshuarit është arrestuar A. P., 18-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat