Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 08:29
Foto ilustriml

Sot, në ora 01:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’12 Qershori’ në Ferizaj ishte një rast i lëndimit trupor dhe kanosjes.

Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personat A.S (M/K) i moshës 29 vjeçar dhe E.V (M/K) i moshës 27 vjeçar, të cilët shkak i një mosmarrëveshje dyshohet se A.S i kishte shkaktuar lëndime trupore E.V i cili për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi janë testuar me alkooltest kanë rezultuar se janë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit e kësaj ngjarje janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Lëndim i lehtë trupor dhe kansoje ".

Policia ka gjetur e më pas ka konfiskuar një mjet të mprehtë ( thikë) e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat