Konflikt për pronë në Malishevë: 34-vjeçari kërcënon komshiun, përfundon në pranga

Kronikë e zezë

Konflikt për pronë në Malishevë: 34-vjeçari kërcënon komshiun, përfundon në pranga

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 08:53
Ilustrim

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur edhe të dielën në rrugën “Imer Krasniqi”, në Malishevë, ku janë kapur dy fqinj, njëri prej të cilëve ka përfunduar në pranga të Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një pronë që familja e të dyshuarit ia kishte shitur viktimës, i cili u përballë më pas me kërcënime.

Sipas informacioneve të para, mes dy palëve fillimisht ka nisur një zënkë që eskaloi në kanosje serioze nga i dyshuari.

Sinjali mëson se A.H., po dyshohet se e ka kanosur viktimën me fjalë të ndryshme për shkak të pakënaqësive që kishte në lidhje me pronën e shitur.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, duke e denoncuar atë që ka ndodhur, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin. Ndaj tij, me vendim të Prokurorit të Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat