​Ndërron jetë personi që ra nga lartësia në Obiliq

Kronikë e zezë

​Ndërron jetë personi që ra nga lartësia në Obiliq

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 15:00
Policia

Ka vdekur një person i cili para 10 ditësh ra nga një lartësi, në Shkabaj të Obiliqit.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra.

“Me datën 28.12.2022, në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhur në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat