Punëtori bie nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë, policia arreston dy pronarët e kompanive

Kronikë e zezë

Punëtori bie nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë, policia arreston dy pronarët e kompanive

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Një punëtor në Fushë Kosovë ka rënë nga lartësia e një objekti, duke pësuar lëndime të rënda.

Rastin e kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

Dyshimet janë se rënia nga objekti i punëtorit ka ndodhur si pasojë e dëmtimit ose heqjes së pajisjeve mbrojtëse, gjë që ka shtyer policinë t’i arrestojë dy pronarët e kompanive që kanë kryer punën.

I lënduari është pranuar në QKUK për trajtim të mëtejmë. 

Njoftimi i plotë:

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/ Fushë Kosovë, 04.02.2023 – 13:36. Një mashkull kosovar, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat