Vdes një person në një aksident në Drenas

Kronikë e zezë

Vdes një person në një aksident në Drenas

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.  

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:10, në Drenas.

Tutje në raport bëhet e ditur se personi i cili ka marr lëndime trupore është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull  kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull  kosovar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat