Prizrenasi mashtroi se do t’ia punësojë një familjar në spital, i merr një shumë parash

Kronikë e zezë

Prizrenasi mashtroi se do t’ia punësojë një familjar në spital, i merr një shumë parash

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme i ka premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtar të familjes në spital duke i marr një shumë parash.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 01.09.2022 në fshatin Korishë, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 08.02.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti me qëllim të përfitimit personal në mënyrë të kundërligjshme duke i premtuar viktimës se do ta punësojë një anëtarë të familjes në spital i ka marr një shumë parash. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat