Arrestohet prishtinasi, ngacmoi në vazhdimësi ish të dashurën e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet prishtinasi, ngacmoi në vazhdimësi ish të dashurën e tij

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Një mashkull është arrestuar për ngacmim të vazhdueshëm ndaj ish të dashurës së tij.

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM/Rr. Demir Vitija, Prishtinë 08.02.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që në vazhdimësi ka ngacmuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat