E pengon ish të dashurën në procesin e fejesës, arrestohet burri në Rahovec

Kronikë e zezë

E pengon ish të dashurën në procesin e fejesës, arrestohet burri në Rahovec

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një burrë u arrestua dje në Rahovec, pasi po e kërcënon në vazhdimësi vajzën, me të cilën ka qenë në lidhje dashurie.

Raportohet se ai po e pengon në procesin e fejesës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij”, informoi Policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat