Katër persona arrestohen për grabitje në rajonin e Ferizajt

Kronikë e zezë

Katër persona arrestohen për grabitje në rajonin e Ferizajt

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:53
Policia

Katër persona janë arrestuar sot për grabitje në rajonin e Ferizajt, derisa një tjetër është në kërkim.

Sipas Policisë, të arrestuarit, duke vepruar si grup i përbashkët, dyshohet se kanë kryer grabitjet e armatosura në disa lokacione: me datën 11.01.2023 në fshatin Sojevë në pikën e karburantit ‘’Veda Petrol’’, me datën 16.01.2023 në fshatin Rakaj në pikën e karburantit ‘’Ballkan Petrol’’, me datën 24.01.2023 grabitjen e një automjeti Tauran në fshatin Mirosale, me datën 26.01.2023 grabitjen e armatosur në zyrat e KEDS në Shtime dhe me datën 25.02.2023 grabitjen e armatosur në hyrje të Shtimes tek pika e karburantit ‘’Ibrahimi Petrol’’ .

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri (pistoleta), tre karikatorë me 22 fishekë, një jelek antiplumb ,dy maska ,një thikë dhe pesë telefona mobil.

“Të dyshuarit janë janë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit XH.S ( M/K) i moshës 35 vjeçar, SH.R (M/K) i moshës 29 vjeçar, M.B (M/K) i moshës 35 vjeçar dhe F.G (M/K) i moshës 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprat penale" Grabitje", ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër V.E (M/K) i moshës 30 vjeçar.”, ka informuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat