Grabitja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj katër të dyshuarve

Kronikë e zezë

Grabitja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj katër të dyshuarve

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër të dyshuar për disa raste të grabitjeve në rajonin e Ferizajt. Ata dyshohet se kanë kryer pesë grabitje të armatosura.

Media ka mësuar se katër të dyshuarit e arrestuar për grabitje janë: Xhemrush Salija nga Duraj, Shkelqim Roshaj nga Mollopolci, Muhaxhid Brava nga Kaçaniku dhe Fatlind Gashani nga Ferizaj, të cilët sipas burimeve janë prirë nga Xhemrush Salija.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurve Xh.S., Sh.R.,M.B., dhe F.G., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Grabitja”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit duke vepruar si grup i përbashkët, kanë kryer grabitje të armatosura në pika të ndryshme të karburanteve në lokacione të ndryshme si dhe në zyrat e KEDS në Shtime, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale ne bashkëkryerje “Grabitje” nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës  (KPRK).

Po ashtu,në vendin e ngjarjes, nga Policia si prova materiale janë sekuestruar: Pistoleta e tipit F.B, nr 15567 me një karikator dhe 7 copë  fishek te kalibrit 9 mm, pistoletë pa nr.serik me 2 karikator 15 copë fishek te kalibrit 9 mm, një kapelë e zezë dhe një palë dorëza të punës dhe një (1) jelek antiplumb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat