Vdes një 77-vjeçar në një motel në Prizren

Kronikë e zezë

Vdes një 77-vjeçar në një motel në Prizren

Më: 19 mars 2023 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Një i moshuar 77-vjeçar ka vdekur në një motel në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se viktima ishte gjetur i vdekur para orës 12:00 nga punëtorët e motelit.

Bytyqi ka bërë të ditur se policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për egzaminim.

Ai tutje ka treguar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja të dhunës.

Sot rreth orës 11:36 , nga një punëtor i një moteli në rrugën "Tranziti i vjetër" në Prizren, është raportuar në polici se një person i moshuar, klient i motelit është gjet pa shenja jete në dhomën e tij. Në vendngjarje kanë dal policia dhe mjekët nga emergjenca e qytetit, prej të cilëve është konstatuar vdekja. Nga provat dhe dëshmitë e para në trupin e viktimës nuk vëreheshin shenja dhune, por me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për egzaminim. Viktima ishte mashkull, i moshës 77 vjeçare, nga fshati Gjonaj Prizren. Lidhur me rastin është hap rasti " Hetim i vdekjes." - ka bërë ditur Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat