Voziti rreth 200 km/h në tunelin e Kalimashit, dënohet me afro 500 euro qytetari nga Kosova

Kronikë e zezë

Voziti rreth 200 km/h në tunelin e Kalimashit, dënohet me afro 500 euro qytetari nga Kosova

Më: 20 mars 2023 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Një qytetar nga Kosova është gjobitur me rreth 55 mijë lek të rinj apo ( afrp 500 euro), pasi i njëjti kishte vozitur 197 km/h veturën e tij të tipit Audi A7.

Ai po ashtu nuk e kishte vënë rripin e sigurimit, njofton policia shqiptare.

“Si rezultat i monitorimit intensiv nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke përdorur pajisjet e logjistikës bashkëkohore, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore, në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u konstatua mjeti luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, për shkak të rritjes së fluksit të lëvizjes, gjatë fundjavës që lamë pas, shërbimet e Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet inteligjente, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj fundjave, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masat administrative përkatese:

357 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar. Për 41 prej tyre, është caktuar edhe sanksioni plotësues, pezullim i lejes së drejtimit;

70 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

3 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Në të gjithë gjatësinë e autostradës “Milot-Morinë”, vijojnë kontrollet me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat