Ky është hajni që vodhi në dy markete brenda një dite në Gjilan

Kronikë e zezë

Ky është hajni që vodhi në dy markete brenda një dite në Gjilan

Më: 21 mars 2023 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa lokale brenda ditës në Gjilan është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fatmir Bajralija, 47-vjeçar, i cili dyshohet se brenda ditës ka kryer vjedhje të rënda në dy markete, ku ka marrë 500 euro para të gatshme, cigare e pije dhe më pas është zhdukur.

Sinjali mëson se vjedhjet janë kryer në marketet “Bumi” dhe “Genti 2”, të cilat i dyshuari i kishte cak.

Por plani i shkoi huq pasi Policia e ka zbuluar përmes kamerave të sigurisë, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ai ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për veprat me të cilat ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat