Pejë: Përleshje mes disa personave, dy të therur

Kronikë e zezë

Pejë: Përleshje mes disa personave, dy të therur

Më: 23 mars 2023 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Pejë, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore, derisa dy nga ta janë therur me thikë.

Kështu njoftoi Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Dy nga të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal derisa njëri në QKUK. Dy persona janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

Ai theksoi se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat