Theret një i mitur në shkollën e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan, policia arreston një të dyshuar

Kronikë e zezë

Theret një i mitur në shkollën e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan, policia arreston një të dyshuar

Më: 23 mars 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një i mitur është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur në shkollën e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:24, ka njoftuar policia.

“Një mashkull kosovar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, njofton policia.

Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona.

Në konsultim me prokurorin një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat