I gjindet kokainë në veturë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Kronikë e zezë

I gjindet kokainë në veturë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Policia bën të ditur se në veturën e tij kanë gjetur dy gramë kokainë, katër gramë marihuanë dhe një pistoletë me katër fishekë.

“Rruga “Ferid Curri”, Prishtinë 22.03.2023 – 17:35. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me katër fishekë, rreth 4 gramë marihuanë dhe rreth 2 gramë kokainë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat