Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe substanca narkotike

Kronikë e zezë

Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe substanca narkotike

Më: 23 mars 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Njoftohet se gjatë një kontrolle të policisë ndaj tre personave të dyshuar për aktivitetin kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

Njërit prej tyre i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis dhe një sasi kokainë.

Sipas policisë ndaj personit të  dyshuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe armëmbajtje pa leje.

Ky kontroll është ndërmarrë mbrëmë rreth orës 17:30, në rrugën "Ferid Curri" në Prishtinë, nga njësitet e stacionit veriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat